Fito CHF 100 për çdo rekomandim. Pa mundim.

Çdo vit, mijëra njerëz e kontrollojnë sigurim shëndetësor dhe sa i përket sigurim juridik shumë prej tyre ende nuk janë fare të mbuluar.

Me siguri njeh dikë që duhet ta ndërrojë sigurimin shëndetësor. Ose që ende nuk ka sigurim për mbrojtje ligjore.

Ti vetë e ke parë sa lehtë, në mënyrë digjitale dhe pa komplikime funksionon kjo me alletta.

Rekomandoje alletta te të tjerët – dhe përfito CHF 100 për çdo rekomandim të suksesshëm*.

  • + Pa takim me këshilltar.
  • + Pa presion shitjeje.
  • + Pa dokumente.

Ja sa e lehtë dhe praktike është:

  • Thjesht ndan linkun tënd personal.
  • Shokët e tu krahasojnë online vetë.
  • Dhe shpërblehesh automatikisht.
*CHF 100 për person për sigurimin shëndetësor (sigurimi plotësues) dhe CHF 50 për familje për sigurimin e mbrojtjes juridike.
Smartfon me «+100 CHF Cashback» dhe monedha ari

Falas • 100% digjitale • Gati për 2 minuta

Pse Member get Member? Pse vetëm me kursy, kur mundesh edhe me fitu?

Pothuajse secili person rreth teje merret me sigurime në një moment.

Primet e sigurimit shëndetësor po rriten.
Përfitimet po bëhen më të komplikuara.
Dhe shumë njerëz po kërkojnë një zgjidhje më të thjeshtë.


Pikërisht këtu hyn në lojë alletta:

Me platformën tonë, njerëzit i krahasojnë sigurimet shëndetësore dhe juridike komplet online – shpejt, në mënyrë të pavarur dhe vetëvendosëse.


Dhe tani vjen pjesa interesante:

Kur ia prezanton dikujt alletta-n, ti përfiton direkt. Në vend që vetëm me pa si shokët ndërrojnë ose lidhin sigurimin, ti thjesht i ndihmon – dhe njëkohësisht fiton cashback.


Një sugjerim i vogël prej teje.
Një përfitim i madh për të gjithë.


Kështu, një rekomandim bëhet para të vërteta.

Shokët e tu përfitojnë CHF 100 cashback për një rekomandim të suksesshëm te alletta

Cashback-u yt në 3 hapa të thjeshtë.
Më lehtë se kaq nuk bëhet.

Member get Member e kemi krijuar që të mos kesh asnjë punë shtesë.

  • Smartfon me kod QR, pranë simboleve të lidhjes, WhatsApp dhe emailit
    Hapi 1

    Ndaje linkun

    Pas regjistrimit, në portal gjen linkun tënd personal dhe një QR-kod. Mund ta ndash përmes WhatsApp, Instagram, e-mail ose direkt në bisedë.

  • Ilustrim i një çifti para laptopit
    Hapi 2

    Shokët krahasojnë vetë

    Shokët e tu hyjnë direkt në alletta dhe nisin këshillimin digjital. Krahasojnë ofertat, zgjedhin sigurimin e duhur dhe e përfundojnë online.

    Të udhëzojmë në çdo opsion, që ta lidhësh me besim policën e duhur për ty.

  • Smartfon me «+100 CHF Cashback» dhe monedha ari
    Hapi 3

    Merr CHF 100 cashback

    Sapo përfundimi i sigurimit të kryhet me sukses dhe të pranohet nga kompania e sigurimit, cashback-u do të të kreditohet automatikisht.

Çfarë është e mundur? Më shumë se sa mendon. Rekomandime që ia vlejnë vërtet

Shumë njerëz e nënvlerësojnë sa shpejt mund të grumbullohet.

Ja disa shembuj të thjeshtë:

*CHF 100 për person për sigurimin shëndetësor (sigurimi plotësues) dhe CHF 50 për familje për sigurimin e mbrojtjes juridike.
  • Ilustrim i një gruaje me telefon, pranë logove të WhatsApp dhe Instagram

    1 person

    CHF 100

  • Ilustrim i një çifti të përqafuar

    1 çift

    CHF 200

  • Ilustrim i një familjeje me dy fëmijë para laptopit

    1 familje

    CHF 400

  • Kalendar me monedha ari

    1 në muaj

    CHF 1'200

Dhe më e mira: edhe shokët përfitojnë.

Kur e përfundojnë përmes alletta, miqtë e tu përfitojnë deri në CHF 300 cashback për person për ndërrimin e sigurimit shëndetësor (sigurimet plotësuese) ose deri në CHF 70 për lidhjen e një sigurimi të mbrojtjes juridike.

  • Kjo do të thotë:
  • + Ti fiton.
  • + Shokët kursejnë.
  • + Të gjithë fitojnë.

Ashtu si duhet.

Gjithçka në një vend – zona jote member-get-member në portal

Që gjithçka të jetë sa më e thjeshtë, në portalin e alletta gjen gjithçka të organizuar qartë në një vend.

Aty mund të:

  • Kopjosh linkun tënd personal.
  • Shkarkosh QR-kodin.
  • Përdorësh template të gatshme për rrjete sociale.
  • Shikosh gjendjen aktuale të cashback-ut.
  • Nisësh pagesa ose donacione.
  • Ndjekësh në çdo kohë kush ka përfunduar kontratën.

Kështu e ke gjithmonë situatën nën kontroll.

  • Transparente.
  • E qartë.
  • Digjitale.

Pa tabela. Pa lista Excel. Pa punë manuale.

Faqja kryesore e portalit alletta me qasje te rekomandimet, sigurimet dhe cashback

Ndarja nuk ka qenë kurrë kaq e lehtë. Ta japim gjithçka gati

Nuk do të shkruash tekste apo të krijosh grafika? Nuk ka nevojë.

I kemi përgatitur të gjitha për ty. Në portal gjen:

  • Postime të personalizuara në rrjetet sociale në portalin alletta për rekomandime dhe fitim cashback

    Postime të personalizuara për rrjete sociale

  • Postim i personalizuar në rrjetet sociale me foton tënde për rekomandimin e alletta-s

    Foto të gatshme me fotografinë tënde

  • Logoja e WhatsApp

    Link WhatsApp për kopjim

  • QR-kodi i alletta-s për rekomandim të drejtpërdrejtë dhe fitim cashback

    QR-kode për shpërndarje direkte

Kjo do të thotë: një klik – dhe mund të fillosh.

Shumë përdorues e ndajnë linkun në grupe familjare ose me miq.
Të tjerë e postojnë në rrjete sociale.
Disa e rekomandojnë alletta-n direkt në bisedë.

Bëje si të përshtatet ty.

Pse paguajmë CHF 100 për çdo rekomandim? Thjesht: sepse na ndihmon

Këtë pyetje e dëgjojmë shpesh.

«Pse marr para për këtë?»

Përgjigjja është e thjeshtë dhe e drejtë.
Në vend që të shpenzojmë shumë para për reklama, call center apo këshillime klasike, ne mbështetemi te rekomandimet e njerëzve realë.

Sepse rekomandimet funksionojnë më mirë se reklamat. Shokët u besojnë shokëve.

Kur e rekomandon alletta-n, na kursen kosto marketingu dhe shitjeje. Dhe me kënaqësi e ndajmë këtë me ty.

Nëse na ndihmon të rritemi, edhe ti duhet të përfitosh.
Dhe shokët e tu me siguri do të jenë klientë të shkëlqyer të alletta-s.
Win-win – ashtu si duhet.

Rekomandimi i alletta-s përmes WhatsApp, e-mail dhe rrjeteve sociale te shokët dhe familja

Cashback-u yt. Vendimi yt.

Sapo rekomandimi yt të jetë i suksesshëm, cashback-u kreditohet automatikisht.

Pastaj ti vendos vetë çfarë bën me të.

Mund të:

  • T’i marrësh paratë direkt në llogarinë bankare.
  • T’i dhurosh plotësisht ose pjesërisht.
  • Ose thjesht t’i mbledhësh.

Kreditimi zakonisht bëhet rreth 4 javë pas pranimit nga sigurimi.

Gjithçka transparente në portal.
Pa shumë minimale.
Pa kushte të komplikuara.

Paratë e tua janë të tuat. Bëj diçka të bukur me to.

Katër foto: një çift në plazh, një familje në tendë, një burrë te skara dhe gjyshër që luajnë futboll me fëmijët

Shumë tashmë po e rekomandojnë alletta-n

  • «E tregova QR kodin, pas pesë minutash gjithçka u krye.»

    Renate, 33

    Shoqet ndajnë alletta-n përmes QR-kodit dhe e rekomandojnë shërbimin lehtë
  • «Ftova dy familje dhe fitova CHF 800 – super e lehtë.»

    Markus, 65

    Një burrë e rekomandon alletta-n përmes smartphone-it dhe QR-kodit te familja dhe të njohurit
Pushime në plazh si simbol i cashback nga rekomandimet e suksesshme të alletta-s

Meqë ra fjala:

Miro ka bërë rekomandime me sukses te miqtë dhe të njohurit. Për këtë shkruan në blogun “Rekomando alletta, fito para, shijo pushimet”.

Pyetje të shpeshta për sigurimin e mbrojtjes juridike (FAQ)

CHF 100 për person për sigurimin shëndetësor (sigurimi plotësues) dhe CHF 50 për familje për mbrojtje juridike.

Jo. Regjistrimi dhe rekomandimi janë plotësisht falas.

Jo. Mund të regjistrohesh thjesht dhe të fillosh menjëherë. Por: Mos harro të mendosh edhe për veten, sigurinë dhe portofolin tënd.

Rreth 4 javë pas pranimit me sukses nga sigurimi.

Jo. Në parim, nuk ka asnjë kufizim.

Po, në çdo kohë në llogarinë tënde bankare ose si donacion.

Sepse na ndihmon të fitojmë klientë të rinj – dhe me kënaqësi e ndajmë shpërblimin me ty.